Politike

Situata nga zjarret, Meta: Qeveria kur do e braktisë indiferencën për parandalimin e zjarreve

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe dihet që vendi është i ekspozuar ndaj zjarreve, nuk është marrë asnjë masë për ti parandaluar ato.

8 Gusht 2022, 20:03 Nga I.A
Situata nga zjarret, Meta: Qeveria kur do e braktisë indiferencën
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar përt situatën e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se edhe dihet që vendi është i ekspozuar ndaj zjarreve, nuk është marrë asnjë masë për ti parandaluar ato. Po ashtu ai ka ngritur disa pyetje në lidhje me mos angazhimin e qeverisë për shuarjen e zjarreve.

Postimi i Metës:

BRAKTISNI VJEDHJET, QË QYTETARËT TË MOS BRAKTISIN SHTËPITË! Është gjëja më e lehtë t'u bësh thirrje qytetarëve në momentin e fundit të braktisin shtëpitë. Të gjithë e dinë që vendi ynë është i ekspozuar ndaj zjarreve, por asnjë masë nuk merret për parandalimin, sinjalizimin dhe ndërhyrjen në kohë për t'i mbajtur nën kontroll. I njëjti avaz përherë i nënvlerësimit të situatës, derisa zjarri u afrohet shtëpive. Kur do e braktisë Qeveria indiferencën dhe papërgjegjshmërinë për parandalimin e zjarreve? Pse është në këtë gjendje inekzistuese flota ajrore e ushtrisë tonë? Pse nuk blihen që në fillim të vitit orëfluturimet e avionëve kundër zjarreve?Pse gjithmonë do të shohim në media vetëm disa ushtarë me lopata dhe fshesa kundër zjarreve? Shqipëria po digjet sepse qindra milonë euro vidhen përmes Djegësave fiktive (inceneratorëve). Shqipëria po digjet nga zjarret në verë sepse përvëlohet nga korrupsioni qeveritar në të katër stinët papushim.

 

zjarret ne vend ilir meta

Sondazh

Poll