Aktualitet

Ulën edhe çmimin, trafikantët po i detyrojnë shqiptarë të shkojnë në Angli, ka kohë derisa të zgjidhet kryeministri i ri

Ka rrezik se me një kryeministër të ri, që do të pasojë Boris Johnson, nuk do të kenë politika kaq favorizuese për emigrantët, kështu që kontrabandistët kanë ulur çmimin për kalimin e kanalit në vetëm 2,000 £ për person.

8 Gusht 2022, 10:51 Nga k.m.
Ulën edhe çmimin, trafikantët po i detyrojnë
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Kanë edhe shumë pak kohë...ndaj duhet të veprojnë shpejt! Emigrantët nga Shqipëria po nxitojnë që të shkojnë sa më shpejt në Britaninë e Madhe, para se të kenë një kryeministër të ri dhe më pas për ta të ndryshojnë "rregullat e lojës". Kështu që kanë nisur në masë lëvizjet drejt Anglisë.

Ka rrezik se me një kryeministër të ri, që do të pasojë Boris Johnson, nuk do të kenë politika kaq favorizuese për emigrantët, kështu që kontrabandistët kanë ulur çmimin për kalimin e kanalit në vetëm 2,000 £ për person, krahasuar me 10,000 £ që ka qenë në muajt e kaluar.

"Kur të ketë një kryeministër të ri, do të duhet të gjejmë një mënyrë të re - çfarëdo që duhet për të vazhduar këtë tregti,"-tha një prej trafikantëve për "The Sun". Deputetja e Dover dhe Deal, Natalie Elphicke, tha se kryeministri i ri duhet t'i shohë vendkalimet si një "prioritet kyç" për të ndalur valën e emigrantëve.

Prej ditësh në fakt, mediat britanike kanë kapur fenomenin e trafikut ndërkombëtar në Angli, duke u marrë më shumë me shqiptarët që mesa duket funksionojnë me klane dhe banda. 9 të tilla kontrollojnë të gjithë vendin dhe sjellin emigrantë për t'i bërë pjesë e kanalit. Sipas një raporti të inteligjencës, 4 nga 10 varka që mbërrijnë në Angli janë nga Shqipëria, pavarësisht se nuk ka pasur luftë atje për 25 vjet. 

trafiku i shqiptareve angli

Sondazh

Poll