Aktualitet

"Ta shoh pak...”/ Burri rrëmben fëmijën e mitur dhe largohet, bashkëshortja ngre 'në këmbë' Policinë e Fierit

Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij, 38-vjeçarja e identifikuar me iniciale Sh.Sh., e cila ka vënë alarmin në Komisariatin e qytetit.

8 Gusht 2022, 10:34 Nga k.m.
"Ta shoh pak...”/ Burri rrëmben fëmijën e mitur dhe
Foto ilustruese

FIER- Një 43-vjeçar nga Fushë-Kruja është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit, pasi ka marrë fëmijën e mitur dhe është larguar. Denoncimi është bërë nga bashkëshortja e tij, 38-vjeçarja e identifikuar me iniciale Sh.Sh., e cila ka vënë alarmin në Komisariatin e qytetit.

“Më nxirr të shoh pak vajzën,”- ka qenë kjo fjalia që 43-vjeçari i ka drejtuar bashkëshortes së tij dhe më pas është larguar bashkë me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte.

“Nuk do ta shohësh më kurrë,”-mësohet se i ka thënë ai.

NJOFTIMI I POLISË: 

Fier/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. Sh., 43 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasja Sh. Sh., 38 vjeç(me banim të përkohshëm në Fier), se bashkëshorti i saj, shtetasi G. Sh., i ka marë fëmijën e mitur dhe është larguar.

Pas denoncimit të saj është bërë menjëherë shpallja në kërkim e shtetasit bashkëshortit dhe fëmijës. 38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. 

policia e shtetit fier babai rremben femijen ne fi

Sondazh

Poll