Aktualitet

E kishte shndërruar lokalin në pikë bastesh, vihet në pranga 31-vjeçari në Shkozë

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u krye në sajë të finalizimit të operacionit "Last game" për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

8 Gusht 2022, 09:06 Nga d.a.
E kishte shndërruar lokalin në pikë bastesh, vihet në pranga
foto

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 31-vjeçarin L.V pasi nga hetimet e kryera rezultoi se në lokalin që zotëronte ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi u krye në sajë të finalizimit të operacionit "Last game" për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. V., në rrugën "Fehmi Ibrahimi", në Shkozë, në aparatin e tij celular, iu gjetën programe për lojëra fati dhe të dhëna të ndryshme për vendosjen e basteve sportive.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last game", për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.

Kishte vendosur lokalin në dispozicion për ushtrimin e aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga 31-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas ushtronte veprimtarinë e palejuar të lojërave të fatit, në lokalin e tij, në Shkozë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Last game".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:

- L. V., 31 vjeç, për veprat penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", "Organizimi i lotarive të palejuara" dhe "Fshehja e të ardhurave".

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit L. V., në rrugën "Fehmi Ibrahimi", në Shkozë, në aparatin e tij celular, iu gjetën programe për lojëra fati dhe të dhëna të ndryshme për vendosjen e basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes arrestohet 31-vjecari ne tirane

Sondazh

Poll