Aktualitet

Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi në protestë: Janë marrë 'hajdutçe' nga policia, janë vjedhur sendet personale

Ata akuzuan Policinë për selektime si dhe u shprehen se disponojnë liçensa dhe dokumentacion të rregullt. Ata u shprehen se mjetet lundruese janë dëmtuar si dhe u janë vjedhur sendet personale që ndodheshin brenda tyre.

8 Gusht 2022, 09:17 Nga e.k
Pronarët e mjeteve lundruese në Dhërmi në protestë:
Foto ilustruese

VLORË-Pas ngjarjes së Himarës ku 7-vjeçarja, Jonada Avdia humbi tragjikisht jetën pasi u përplkas nga një gomone që drejtohej nga shefi i Policisë së Elbasit ka detyruar Policinë që të jetë më vigjilënte për parandalimin e rasteve të ngjashme.

Kështu në një aksion të nisur prej ditësh radhën e kishte plazhi i Dhërmiut ku Policia ka bërë sekuestrimin e disa mjeteve lundruese. Por sipas pronarëve të mjeteve lundruese ato janë marrë gjatë natës dhe pa asnjë njoftim.

“I kanë tërhequr, i kanë shqyer. Kanë bërë çfarë u ka dashur qejfi në mënyrë të paligjshme. Na i kanë prishur mjetet, na kanë vjedhur sende personale. Do hapim një padi, i ke me prova. Po bëjnë zgjedhje selektive”, tha ai.

Ata akuzuan Policinë për selektime si dhe u shprehen se disponojnë liçensa dhe dokumentacion të rregullt. Ata u shprehen se mjetet lundruese janë dëmtuar si dhe u janë vjedhur sendet personale që ndodheshin brenda tyre.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll