Aktualitet

EMRI/ 31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Londra në Bruksel për krime emigracioni, Shqipëria rekord kërkesash për azil në MB

Elio Danaj, 31 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të mërkurën. Prokurorët belgë pretendojnë se ai ishte i përfshirë në një bandë kriminale që lehtësonte hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm.

8 Gusht 2022, 10:49 Nga e.k
EMRI/ 31-vjeçari shqiptar ekstradohet nga Londra në Bruksel për
Foto ilustruese

BRITANI- Njw 31-vjeçar shqiptar do të ekstradohet nga Britania e Madhe për në Belgjikë, ku do të përballet me akuzat në lidhje me krimet e emigracionit dhe përfshirje në organizatë kriminale, shkruajnë mediat e huaja. 

Elio Danaj, 31 vjeç, u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të mërkurën. Prokurorët belgë pretendojnë se ai ishte i përfshirë në një bandë kriminale që lehtësonte hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm.

Danaj u arrestua nga policia Metropolitane pasi mbi të rëndonte një urdhër-arresti europian.

Në statistikat e fundit të Home Office për azilin, thuhet se për vitin deri në fund të marsit 2022 numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në MB ishte dyfishuar në pothuajse 5000 më shumë se nga sirianë dhe afganë dhe numri i katërt më i madh pas Iranit, Irakut dhe Eritrea.

Dokumenti i zbuluar ka dhënë emra të koduar për secilën nga nëntë bandat që organizojnë trafikun e emigrantëve shqiptarë, të cilat janë: Dragon, Lotus, Gorgon, Behemoth, Colossus, Titan, Tiamet, Hydra dhe Leviathan.

Mes tyre këto banda kanë organizuar transportin e 2,863 emigrantëve në qershor dhe korrik. Nga këta, 1075 ose 37.5% ishin shqiptarë. Iranianët ishin numri më i madh i radhës (13%) të ndjekur nga emigrantët nga Afganistani (12.7%).

britani e madhe elio danaj

Sondazh

Poll