Aktualitet

Problematike situata nga zjarret në Milot, ndërhyhet nga ajri me helikopter

Terreni i vështirë malor e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka të ekipeve zjarrfikse. 

8 Gusht 2022, 09:49 Nga e.k
Problematike situata nga zjarret në Milot, ndërhyhet nga ajri me
Foto ilustruese

KURBIN- Vijon të jetë ende problematike situata nga zjarret në Milot të Kurbinit. I favorizuar edhe nga era zjarri ështrë përhapur me shpejtësi duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra me pyje. 

Më problematike paraqitet situata në Mal Bardhë dhe Skuraj ku sipas informacioneve ka mbërritur dhe një helikopter për të ofruar ndihmë nga ajri. 

Terreni i vështirë malor e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen nga toka të ekipeve zjarrfikse. 

zjarret ne vend

Sondazh

Poll