Aktualitet

Ishte dënuar me burg për mashtrim, arrestohet gruaja në Elbasan

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja M.Z është ndaluar nga forcat policore pas lëshimit të uerdhrit nga gjykata dhe ekzekutimit të vendimit të saj.

8 Gusht 2022, 09:23 Nga d.a.
Ishte dënuar me burg për mashtrim, arrestohet gruaja në Elbasan
Policia e Elbasanit

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga shtetase M.Z pasi ndaj saj kishte një dënim me burg nga gjykata e Elbasanit për mashtim.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasja M.Z është ndaluar nga forcat policore pas lëshimit të uerdhrit nga gjykata dhe ekzekutimit të vendimit të saj.

Gjithashtu është kapur në flagrancë një 52-vjeçar pasi shkeli arrestin shtëpiak që kishte ndaj tij dhe kishte dalë jashtë ambjenteve të qëndrimit.

Njoftimi i policisë:

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan u kap dhe ndalua shtetasja M. Z., banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi””, bën me dije policia.

Po ashtu, Policia arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi “.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e elbasanit arrestohet gruaja per mashtirm

Sondazh

Poll