Aktualitet

FOTO/ Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, detaje të reja nga ngjarja tragjike në New York

Kamerat e sigurisë  kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela  bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belli, tha burimi. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

8 Gusht 2022, 08:35 Nga e.k
FOTO/ Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, detaje të reja nga
Familjarët e viktimës në vendin ku ndodhi ngjarja

SHBA- Ngjarja tragjike në New York, SHBA, ku aktori shqiptar Florind Belliu u vetflijua së bashku me bashkëshorten e tij duke u hedhur nga kati i 6-të i aparetamentit ku jetonin ka tronditur jo vetëm Neë Yorkun por dhe mbarë shqiptarët. 

Detaje të reja dalin pas ngjarjes së rëndë ku sipas Policisë momenti i rënien nga së çiftit shqiptar është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë ndërsa sot janë publikuar dhe pamjet pak minuta pas hedhjes, shkruan New York Post.

FOTO/ Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, detaje të reja nga

Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Shehi, 28 vjeçe, u gjetën në oborrin e pasmë të rrugës Cruger Ave, 2199, rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës, thanë burimet policore.

Kamerat e sigurisë  kanë filmuar momentin tragjik kur Ornela  bie nga kati i gjashtë i ndërtesës para dhe disa sekonda më vonë, edhe Belli, tha burimi. Policët kanë deklaruar se rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

FOTO/ Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka, detaje të reja nga

Belliu ishte i diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri dhe interpretoi në TV dhe në teatër përpara se të transferohej në SHBA. prej dy vitesh ai po punonte me dy libra dhe një skenar filmi që shpresonte ta paraqiste në Netflix.

Burimet thanë se policët nuk kishin marrë kurrë raportime për dhunë në familje në lidhje me çiftin, i cili u vendos në ndërtesë me dy fëmijët e tyre të vegjël rreth katër muaj më parë.

florind belliu

Sondazh

Poll