Aktualitet

Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e vrasësit me pagesë nga Kruja

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.

26 Korrik 2022, 10:53 Nga A.B
Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e
Saimir Jaku dhe Dorian Keqi

TIRANË- Ky është Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë nga Kruja i cili ekzekutoi Saimir Jakun në 2016. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës kanë treguar se Keqi dyshohet se bën pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit".   

Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar të cilët e qëlluan, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku.

dorian keqi

Sondazh

Poll