Aktualitet

Atentati në Milot, policia çon për ekzaminim pamjet e sigurisë, Brahimi ende nuk ka dëshmuar

Sipas informacioneve, aktualisht policia po merret me ekzaminimin e pamjeve filmike të sigurisë të cilat kanë regjistruar momente të caktuara gjatë atentatit.

26 Korrik 2022, 09:26 Nga d.a.
Atentati në Milot, policia çon për ekzaminim pamjet e
Ylli Brahimi

MILOT- Policia po vijon hetimet për atentantin që tronditi Milotin disa ditë më parë ku humbi jetën 28-vjeçari Klinsman Preçi dhe mbeti i palgosur 46-vjeçari Ylli Brahimi.

Sipas informacioneve, aktualisht policia po merret me ekzaminimin e pamjeve filmike të sigurisë të cilat kanë regjistruar momente të caktuara gjatë atentatit.

Ndërkohë Ylli Brahimi, i cili mbeti i plagosur nga atentati që tronditi Milotin disa ditë më parë, ende nuk ka mundur që të japi dëshminë e tij para policisë. Shëndeti i 46-vjeçarit, edhe pse është jashtë rrezikut për jetën, është përkeqësuar dhe nuk është në gjendje të dëshmojë.

Megjithatë 46-vjeçari është tentuar të merret në pyetje nga dy oficerë, por për shkak të komplikacioneve, nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë. Ndaj dhe dëshmia është lënë të merret në një moment të dytë.

Deri më tani, të gjitha të dhënat tregojnë se Brahimi ishte objektiv i atentatit, ku ai u plagos dhe mbeti i vrarë fqinji dhe shoferi i tij, Klisman Preçi. Ngjarja e rëndë ndodhi në hyrje të pallatit ku banonin Brahimi dhe Preçi. Autorët, që po i ndiqnin prej kohësh, dolën nga mjeti i blinduar dhe më pas e qëlluan me breshëri plumbash, plot 108 të tillë, duke bërë shoshë edhe mjetin anti-plumb. Të dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, por 28-vjeçari Preçi ndërroi jetë.

Kjo ngjarje dyshohet të ketë lidhje me atentatin e ndodhur në 17 korrik në Fushë-Krujë ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Dikler Vata, dhe Besmir Hoxha, por nuk ka asnjë fakt që i lidh të dyja atentate, veç të shkuarave të tyre që ndërlidhen.

ylli brahimi klinsman preçi

Sondazh

Poll