LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Arrestohet pas 6 vitesh autori, kapet pranë gjykatës së Lezhës

•Pas 6 vitesh është zbardhur vrasja e ish-Drejtorit të OST-së, Saimir Jakut. •Policia ka arrestuar Dorjan Keqin. •Sipas policisë 40-vjeçari nga Kruja kreu vrasjen me pagesë, ndërsa në banesë iu sekuestruan 21 celularë. • Ai u arrestua pranë gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë pasi ishte i pranishëm për të ndjekur një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi. Keqi është zbuluar nga gjurmët e gishtave që kishte lënë në vendin e ngjarjes. •Pas vrasjes së Saimir Jakut, në fshatin Skuraj u gjet një automjet, i cili dyshohet se ishte përdorur nga autorët e krimit dhe pranë makinës u zbulua bidoni i benzinës. Pikërisht në bidonin e benzinës, u gjet një gjurmë gishti. Provat që janë analizuar në laboratorin e policisë shkencore, kanë rezultuar me të njëjtin profil me të Dorjan Keqit. •Keqi do të hetohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”. •Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. • Vrasja e drejtuesit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Saimir Jakun ndodhi më 6 shtator 2021 nga dy persona, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti në atë kohë i plagosur lehtë.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Një kuti shkrepsesh 'dogji' Dorian Keqin, gjurma e gishtit pa "shoqe" për 7 vjet

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Arrestohet pas 6 vitesh autori, kapet pranë
Saimir Jaku dhe Dorian Keqi

LEZHË- Një kuti shkrepëse e gjetur nga Policia e Lezhës, disa metra larg vendit ku është djegur makina e autorëve të vrasjes së ish-drejtorit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Saimir Jaku, ka shërbyer për identifikimin e një prej aurorëve pjesëmarrës në këtë vrasje. Por pikërisht kutia e shkrepëses është ajo që ka zbardhur të gjithë krimin, pasi në të është fokusuar një gjurmë gishti, e cila për 7 vite me radhë është ekzaminuar dhe krahasur me qindra gjurmë të tjera gishti, por nuk i është gjetur "shoqja". Veç sot!

Gazetari Elton Qyno shkruan për "Oranews" se gjurma e gjetur në kutinë e shkrepëses është identifikuar vetëm ditën e djeshme, dhe i përket Dorjan Keqit nga fshati Vinjoll i Krujës. Sipas policisë, Keqi ka vepruar si vrasës me pagesë së bashku me dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë identifikuar ende, por që mendohet se të tre janë paguar nga një grup kriminal që vepron në qytetin e Lezhës. Deri më tani besohet se Keqi është personi që ka lyer makinën me benzinë dhe i ka vënë flakën mjetit. Kutinë e shkrepëses e ka hedhur disa metra më tutje, por është gjendur nga grupi i hetimit të cilët, kanë konstatuar dhe një gjurmë gishti mbi të. Gjurma e gishtit është analizuar gjatë në laborator, por nuk është zbuluar gjurma krahasuese.

Gjatë këtyre viteve, kërkime janë kryer edhe në bazën e të dhënave të gjurmëve, pranë kompanisë së pasaportave “Aleat”, por edhe nga këto kërkime nuk është gjetur asgjë e re lidhur me gjurmën e gishtit. Deri në momentin kur u ndalua Dorjan Keqi nga Kruja. Ky i fundit kërkohej nga Policia si person për tu verifikuar për ngjarjen e Milotit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi.

Në momentin e lokalizimit nga policia, Keqi ka qënë duke drejtuar një automjet në gjëndje të dehur. Ai është shoqëruar në Drejtorinë e Qarkut Lezhë, duke u marrë në pyetje për ngjarjen e Milotit, lidhur me vendndodhjen e tij natën e krimit. E gjatë kësaj kohë i janë marre dhe gjurmët e gishtave, të cilat u përputhën menjëherë me ato në sistem.  Ndaj Dorjan Keqit është nxjerrë menjëherë urdhri i ndalimit dhe aktualisht ai ndodhet në burg për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të Saimir Jakut, “Plagosjes së rëndë me dashje” ndaj Gjergj Prenga dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Megjithatë i ndaluari nuk i ka pranuar në asnjë moment akuzat ndaj tij.

3 VITE ME PARE

Vrau Saimir Jakun/ Autori endej i lirë, u arrestua pranë gjykatës, ishte në proces gjyqësor

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Arrestohet pas 6 vitesh autori, kapet pranë
Dorian Keqi

LEZHË- Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë i arrestuar për ekzekutimin e Saimir Jakut në Rrëshen në 2016, u arrestua pranë gjykatës së Lezhës. Ai ishte aty i pranishëm, pasi kishte një proces gjyqësor për drejtimin e makinës pa leje qarkullimi.

Keqi u arrestua për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur dhe në momentin e shoqërimit në komisariat, pasmarrjes së shenjave të gishtërinjve u arrit në përfundimin se ishin të njëjtat gjurmë gishtash të gjetura në makinën e djegur.

3 VITE ME PARE

Eliminoi ish-drejtorin e OST-së në Rrëshen, del fotoja e vrasësit me pagesë nga Kruja

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Arrestohet pas 6 vitesh autori, kapet pranë
Saimir Jaku dhe Dorian Keqi

TIRANË- Ky është Dorjan Keqi, vrasësi me pagesë nga Kruja i cili ekzekutoi Saimir Jakun në 2016. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës kanë treguar se Keqi dyshohet se bën pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Keqit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM. Dorjan Keqi akuzohet për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit".   

Atentati ndaj Saimir Jakut/ Arrestohet pas 6 vitesh autori, kapet pranë

Saimir Jaku u vra nga dy persona të maskuar të cilët e qëlluan, ndërkohë që Gjergj Prenga mbeti i plagosur lehtë. Saimir Jaku ishte dhe anëtar i Këshillit Bashkiak si përfaqësues i PS-së. Ai kishte kandiduar edhe për kryetar të Keshillit Bashkiak. Jaku ishte fëmija i 10 binjak me një vëlla tjetër, pas 9 motrave që kishin lindur në familjen Jaku.

saimir jaku dorian keqi vrasja e saimir jakut

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më