Aktualitet

Ishin kthyer në makthin e Janinës, 45 vjedhje në pak muaj, arrestohen 4 shqiptarët

Gjithsej 45 vjedhje me vlerë mbi 30 mijë euro të cilat u zbardhën, kanë ndodhur në periudhën tetor-nëntor të vitit 2021, por edhe në muajin e fundit, që do të thotë se mund të kenë kryer edhe të tjera në këtë kohë.

26 Korrik 2022, 09:11 Nga d.a.
Ishin kthyer në makthin e Janinës, 45 vjedhje në pak muaj,
Malli i sekuestruar, Greqi

GREQI- Maja e ajsbergut duket se janë 45 vjedhjet e kryera në zona të pellgut të Janinës nga një aktivitet kriminal i katër shqiptarëve, i cili u çmontua nga një operacion i Policisë së Sigurimit në një strehë të fshehur ku jetonin dhe ruanin mallin e vjedhur në një pikë të paarritshme dhe të vështirë për t'u aksesuar!

Sipas mediave vendase, gjithsej 45 vjedhje me vlerë mbi 30 mijë euro të cilat u zbardhën, kanë ndodhur në periudhën tetor-nëntor të vitit 2021, por edhe në muajin e fundit, që do të thotë se mund të kenë kryer edhe të tjera në këtë kohë. Për këtë arsye, hetimi vijon në bashkëpunim me Departamentin e Hetimeve Kriminale të Epirit, i cili krahason gjurmët e gishtave dhe materialin gjenetik të autorëve me atë që u gjet në raste të tjera që mbeten të pazbardhura.

Gjatë hetimeve të kryera në bastisje, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8100 lekë shqiptare si dhe pasuri të vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat ishin përdorur nga autorët në vjedhjet dhe u sekuestruan. Siç doli nga hetimet paraprake, shqiptarët kishin në shënjestër shtëpi dhe dyqane, të cilat nuk kanë ngurruar t'i thyejnë edhe kur banuesit ndodheshin brenda!

Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje dhe tri vjedhje në tentativë në njështëpi, pesë vjedhje në dyqane, shtatë vjedhje dhe një tentativë për motoçikleta dhe pesë vjedhje të motorrëve. Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjeve për të huajt dhe armët, të cilët u dërguan në Prokurorinë e Plimmeliodikit të Janinës.

policia greke arrestohen 4 shqiptare ne greqi

Sondazh

Poll