Aktualitet

'Bossët e krimit fshihen në resorte'/ Artan Hoxha: Po kërkoja njërin, e gjeta me 14 veta, të gjithë i kërkonte Policia

Artan Hoxha tha se kishte kërkuar të takohej me 'personazhin', të cilin e kishte gjetur të strehuar në një nga rezistencat më luksoze të vendit.

25 Korrik 2022, 23:09 Nga k.m.
'Bossët e krimit fshihen në resorte'/ Artan Hoxha: Po
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar historinë e një takimi me persona të botës së krimit. I ftuar sot në emisionin "Çim Peka Live", Artan Hoxha tha se kishte kërkuar të takohej me 'personazhin', të cilin e kishte gjetur të strehuar në një nga rezistencat më luksoze të vendit.

Madje shtoi se kishte gjetur jo vetëm atë që kërkonte, por edhe 14 persona të tjerë, shumë të kërkuar nga Policia e Shtetit.

"A ka tek resortet persona të botës së krimit? Unë po kërkoja një person para ca kohësh, nuk po e takoja dot. Më la takim tek këto rezidencat, hyra brenda dhe pashë aty 14 veta. I thashë: po ju keni kongres këtu? Se ishin të gjithë ata që kishte manuali i Policisë,"-tha gazetari.

artan hoxha

Sondazh

Poll