Aktualitet

KUKËS/Humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen, ndërron jetë shoferi, plagoset bashkëshortja

Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari I.M është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

26 Korrik 2022, 09:34 Nga d.a.
KUKËS/Humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen,
Foto ilustruese

KUKËS- Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Kukës-Morinë, pikërisht në fshatin Morinë, ku një 40-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari I.M është nisur menjëherë për në spitalin e Traumës në Tiranë por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Ndërkohë që bashkëshortja e tij, 36 vjeç, ka marrë disa plagë të lehta dhe vshtë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

aksident ne morine vdes 40-vjecari ne aksident

Sondazh

Poll