Aktualitet

HARTA LIVE! Vijon i nxehti afrikan në vendin tonë, 4 vatra zjarri ende aktive, moti për sot!

Ndërkohë situata nga zjarret në vend vijon të jetë alarmante, vijon të ketë vatra aktive dhe në disa raste janë rrezikuar banesat. Një zjarr masiv u përhap me shpejtësi në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat.

26 Korrik 2022, 07:15 Nga d.a.
HARTA LIVE! Vijon i nxehti afrikan në vendin tonë, 4 vatra zjarri ende
Moti

TIRANË- Vala e të nxehtit nga Europa perëndimore dhe fusha anticiklonike që ndodhen mbi pjesën më të madhe të kontinentit europian janë shtrirë edhe mbi rajonin tonë ku po kushtëzojnë mot të nxehtë dhe kryesisht me diell. 

Ndërkohë situata nga zjarret në vend vijon të jetë alarmante, vijon të ketë vatra aktive dhe në disa raste janë rrezikuar banesat. Një zjarr masiv u përhap me shpejtësi në Ndërshen dhe Orosh të Mirditës ku rrezikohen edhe banesat.

Mësohet se zjarri është favorizuar nga temperaturat e larta duke rrezikuar dhe banesat që ndodheshin shumë pranë vatres së zjarrit duke u bërë një rerezik për jetën e banorëve. 

Në Kepin e Rodonit vazhdon prej 10 ditësh të jetë alarmante dhe zjarrfikësit në betejë me flakët. Mësohet se 20 forca zjarrëfikësish kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët e për të mos lejuar përhapjen e tyre. Po ashtu, ndihmë ka ardhur dhe nga ajri, ku një helikopter është angazhuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, 40 ushtarë kanë mbërritur në ndihmë të forcave zjarrëfikëse. 

Minimalet do të luhaten nga 15 deri në 17°C, e maksimalet nga 28 deri në 32°C. Era do të fryjë e lehtë verilindja 2-4m/s.

moti 26 korrik 2022 moti sot

Sondazh

Poll