Aktualitet

Digjet gjatë natës mjeti i parkuar në Korçë, pronari me precedentë penal (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i përkishte Arjan Zengos, person me precedentë penal, dhe në momentin e zjarrit ka qenë i parkuar në rrugë.

26 Korrik 2022, 08:33 Nga d.a.
Digjet gjatë natës mjeti i parkuar në Korçë, pronari
Foto ilustruese

KORÇË- Një automjet tip Benz është djegur gjatë natës në lagjen 17 të qytetit të Korçës, ku sipas informacioneve paraprake dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.

Sipas njoftimit të policisë, mjeti i përkishte Arjan Zengos, person me precedentë penal, dhe në momentin e zjarrit ka qenë i parkuar në rrugë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

digjet makina ne korce policia e korces arjan zengo

Sondazh

Poll