Aktualitet

Dy të miturit u aksidentuan në punë, arrestohet përgjegjësi i qendrës tregtare në Tiranë

Në objektin që ai ishte përgjegjës kanë rënë nga lartësia dy të mitur 16 dhe 17 vjeç të cilët ishin duke punuar në atë godinë të cilët janë dëmtuar por që fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

9 Korrik 2022, 13:36 Nga e.k
Dy të miturit u aksidentuan në punë, arrestohet
Foto ilustruese

TIRANË- Një 45-vjeçar me detyrë përgjegjës i punimeve në një qendër tregtare ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Në objektin që ai ishte përgjegjës kanë rënë nga lartësia dy të mitur 16 dhe 17 vjeç të cilët ishin duke punuar në atë godinë dhe që janë dëmtuar por që fatmirësisht ndodhën jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin I. Gj., 45 vjeç, përgjegjës punimesh në një qendër tregtare, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç.

tirane

Sondazh

Poll