Aktualitet

Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës, arrestohen 2 persona në Himarë

Në momentin që kanë pikasur policinë ata i kanë nxjerrë me shpejtësi emigrantët jashtë makinës për t'iu shmangur kontrollit policor por pa rezultat pasi u arrestuan.

9 Korrik 2022, 13:23 Nga e.k
Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës,
Momenti i shoqërimit në Komiasariat

VLORË- Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi u arrestuan në flagrancë duke transportuar 8 emigrantë të paligjishëm. Dy të arrestuarit të identifikuar me inicialet V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë kundrejt fitimit u kishin premtuar emigrantëve kalimin e sigurt drejt Tiranës të cilët më pas kishin si synim vendet e BE-së.

Në momentin që kanë pikasur policinë ata i kanë nxjerrë me shpejtësi emigrantët jashtë makinës për t'iu shmangur kontrollit policor por pa rezultat pasi u arrestuan.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kudhësi”.

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë.

Morën me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen automjeti dhe 4 aparate celulare.

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Dhërmi dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kudhësi”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-V. H., 21 vjeç dhe K. Xh., 28 vjeç të dy banues në Himarë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me automjet, 8 emigrantë të paligjshëm në aksin rrugor Kuç-Qeparo, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit. Pasi i kanë shoqëruar emigrantët në një distancë të shkurtër, i kanë nxjerrë nga automjeti, për t’iu shmangur kontrollit të shërbimeve të Policisë, të cilët menjëherë kanë bërë të mundur ndalimin dhe vënien e këtyre dy shtetasve, në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll