Aktualitet

Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen, prangoset 27-vjeçari dibran

Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet G.I, pasi përndiqte prej kohësh ish-partneren

9 Korrik 2022, 12:37 Nga A.B
Përndiqte dhe kërcënonte ish-bashkëjetuesen, prangoset
Policia

DIBËR- Një27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përndjekje. Policia informon se në pranga ka përfunduar personi me inicialet G.I, pasi përndiqte prej kohësh ish-partneren, duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike. Personi i cili ka qënë i dënuar më parë për veprën penale 'vjedhje' u lokalizua e ndalua nga forcat e policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike dhe kërcënonte në mënyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, pas denoncimit të marrë nga një shtetase, se ish-bashkëjetuesi i saj e përndiqte prej kohësh duke ushtruar dhunë psikologjike e fizike si dhe e kërcënonte për jetën me anë të mesazheve telefonike, menjëherë kanë organizuar punën për lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen e autorit. Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i punës profesionale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. I., 27 vjeç, banues në Dibër, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

perndjekje diber arrestim ne diber

Sondazh

Poll