Aktualitet

'Demokratët s'janë hajdutë'/I humbi portofoli në protestën e Berishës, Osmani: Më telefonoi policia, është gjetur

Kreshnik Osmani bën të ditur se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.

9 Korrik 2022, 13:17 Nga A.B
'Demokratët s'janë hajdutë'/I humbi portofoli
Kreshnik Osmani

TIRANË- Kreshnik Osmani, një prej personave që mori fjalën në protestën e 7 korrikut, denoncoi pas përfundimit të saj, se i kishin vjedhur portofolin. Një ditë më pas, ai bën të ditur se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.

“Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici. Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata qe e kane gjetur e kane dorezuar ne Polici! Nje popull qe nuk e mban ne xhep dicka qe nuk eshte e tij, ne keto kohera sketerre qe jetojme, eshte plotesisht i gatshem per lirine. Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit”, shkruan ai!

Partia Demokratike zhvilloi dy ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

kreshnik osmani

Sondazh

Poll