Aktualitet

Sherr me kaçavida në Vlorë, plagoset një person, Policia: Po kërkojmë autorin

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

9 Korrik 2022, 13:29 Nga A.B
Sherr me kaçavida në Vlorë, plagoset një person, Policia:
Foto ilustruese

VLORË- Sherr mes disa personash në Vlorë. Disa persona janë përfshirë në një sherr me kaçavida pranë sheshit të Flamurit në Vlorë. Sipas forcave blu, nga sherri ka mbetur një 37-vjeçar i plagosur. Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

sherr ne vlore vlore

Sondazh

Poll