Aktualitet

‘Të vras familjen’/ Ish-kreu i KQZ-së u kërcënua në 'Facebook', Gjykata dënon me 3 muaj burg autorin

Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë minimalisht 53-vjeçarin në mungesë, i cili e kërcënonte Zgurin, në periudhën kur ky i fundit ishte në kryer të KQZ-së.

9 Korrik 2022, 12:20 Nga A.B
‘Të vras familjen’/ Ish-kreu i KQZ-së u kërcënua
Klement Zguri

TIRANË- Me 3 muaj burg është dënuar personi i cili kërcënoi përmes rrjetit social 'Facebook', ish-kreun e Komisonit Qëndror të Zgjedhjeve, Klement Zguri. EuroNews shkruan se Gjykata e Tiranës ka vendosur të dënojë minimalisht 53-vjeçarin në mungesë, i cili e kërcënonte Zgurin, në periudhën kur ky i fundit ishte në kryer të KQZ-së. Qytetari nga Shkodra do të akuzohet për “Kanosje për shkak të detyrës”.

Në proces u paraqit vetë ish-kreu i KQZ-së Klement Zguri i cili është shprehur se ndihej keq që gjërat shkuan në këtë mënyrë dhe nëse do të pyetej më herët, do të hiqte dorë nga ankimi.

“Ta vras familjen m..”, ishte mesazhi që mbërriti në adresën e rrjetit social facebook të Klement Zgurit më 4 korrik 2019. Në atë kohë, Zguri depozitoi kallëzim në policinë e Tiranës, e cila nisi hetim për kanosje për shkak të detyrës dhe ndaj tij u rriten masat e sigurisë.

Kërcënimi kishte mbërritur në adresë të kryetarit të KQZ-pak minuta pas shpalljes së rezultateve të dy bashkive të vendit, për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Hetimi zbuloi se kërcënimi kishte ardhur nga një 53-vjeçar nga Shkodra, që ishte larguar jashtë shtetit në Greqi që prej vitit 2010.

klement zguri kercenohet klement zguri

Sondazh

Poll