Aktualitet

Plagosi nënën me thikë në Fier/ 30-vjeçari tregon arsyen e sherrit, i përlotur: Kërkoj dënimin maksimal

Me lot në sy, 30-vjeçari ka pranuar fajin dhe ka kërkuar dënim maksimal për plagosjen e nënës së tij.

9 Korrik 2022, 11:37 Nga A.B
Plagosi nënën me thikë në Fier/ 30-vjeçari tregon
Gjykata e Fierit

FIER- Gjykata e Fierit ka lënë në burg 30-vjeçarin, Klodian Çobajn i cili ka plagosur me thikë nënën e tij, Donika Çobajn. Ai ka treguar pendesë sot në Gjykatën e Fierit, e cila la në fuqi kërkesën e prokurorit Hysen Ajasllari për arrest me burg të autorit.

Me lot në sy, 30-vjeçari ka pranuar fajin dhe ka kërkuar dënim maksimal për plagosjen e nënës së tij. Ai është shprehur se nuk mban mend rrjedhën e ngjarjes kur plagosi me thikë nënën e tij pasi ishte në gjendje të rëndë psikologjike.

Çobaj ka pohuar gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore se atë mbrëmje kishte dalë dhe kishte konsumuar alkool. Ai tregoi se kur u kthyer në shtëpi, e ëma i kishte kërkuar llogari përse rrinte jashtë natën duke pirë. Në debat e sipër dhe nën efektin e pijes, ai ka qëlluar me thikë në trup dhe qafë nënën e tij.

Klodian Çobaj ka goditur me 5 korrik disa herë me thikë nënën e tij 84-vjeçare Donika Çobaj, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar vdekjes, por që ende vazhdon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve për shkak të plagëve të shumta të marra me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Donika Çobaj  ka marrë plagë të rënda në të gjithë trupin, si rezultat i goditjes disa herë me thikë në pjesë të ndryshme, në qafë, bark dhe kofshë. Nëna e tij jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani. I riu kishte rreth 20 ditë qe ishte kthyer nga Gjermania.

klodian cobaj donika cobaj gjykata e fierit

Sondazh

Poll