Politike

VD-Berisha: Protesta ia ndau frymën Ramës, e tmerroi!

Berisha tha se Rama është tmerruar nga ajo që pa në protestë.

8 Korrik 2022, 12:37 Nga A.B
VD-Berisha: Protesta ia ndau frymën Ramës, e tmerroi!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se protesta ia ndau frymën Edi Ramës. Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, i bindur, Berisha tha se Rama është tmerruar nga ajo që pa në protestë.

Pyetja: Rama nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me protestën, si e shikoni indiferencën e tij?

Sali Berisha: Dje, po të përgjigjem me një shprehje, protesta ia ndau frymën. Ka dy mënyra, kur themi protesta e la fjalë, pa tekst e mahniti. Kur themi ua ndau frymën, do të thotë e tmerroi. Pra e tmerroi, shiheni pak kishte dalë në një anësore të rrugës dhe cfarë thoshte. Dëgjojeni vetë monologun e tij, kaluan amerikanët e u mahnitën, pastaj për të bindë veten kaluan prapë amerikant, mirë që nuk tha na duhen helikopterë. Tha kaluan amerikant e u mahnitën, se çfarë kishin për tu mahnitë ai u bind.

sali berisha

Sondazh

Poll