Politike

VD-Do futen protestuesit në kryeministri? Berisha: Çdo opsion është i mundshëm

Ai tha se me rëndësi është beteja për liri dhe se do të fokusohen tek dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

6 Korrik 2022, 12:12 Nga F.M
VD-Do futen protestuesit në kryeministri? Berisha: Çdo opsion
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka dhënë skenar të qartë në lidhje me atë që pritet të ndodhë nesër në protestën e 7 korrikut. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se çdo skenar është i mundshëm, kur u pyet për lëvizjet që pritet të bëhen nesër. Ai tha se me rëndësi është beteja për liri dhe se do të fokusohen tek dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. 

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Z.Berisha, në lidhje me agjendën, do të niseni nga selia blu? Dhe nëse keni biseduar me kryetarët e degëve, sa do të jetë numri i protestuesve nesër?

Sali Berisha: Më lejoni të përshëndes para jush autorët e himnit të protestës së 7 korrikut, Renis Gjokën dhe Big Bastën. Të cilët me një pasion dhe me kreativitet i dhanë protestës barrakudën e saj.

Pyetje: Cilët do të jenë skenarët e protestës së nesërme? Do tentohet hyrja në Kryeministri? Sa do të jenë numri i pjesëmarrësve?

Sali Berisha: Pjesëmarrësit kam një numër që do të jetë një protestë gjigante, masive, por që të më kërkoni numër të saktë mua, mos gaboni, se dy gjëra nuk merrni kurrë nga unë, përqindje, parashikime në përqindje dhe numër.

Pyetje: Cili do të jetë skenari i protestës?

Sali Berisha: Skenari i protestës është i qartë, betejë për lirinë dhe kundër padrejtësive të mëdha me të cilat përballen këta qytetarë.

Pyetje: Zoti Berisha, në këtë protestë ju do të udhëhiqni, apo do të udhëhiqeni?

Sali Berisha: Të gjitha opsionet janë të mundshme, plotësisht, edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin.

Pyetje: Të nesërmen e protestës...?

Sali Berisha: Beteja vazhdon. Nuk ka të ndalur!

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll