Politike

Grigels Muçollari: FRPD në krye të '7 korrikut'

Muçollari u shpreh se më datën 7 korrik do të protestojnë kundër qeverisë së Ramës dhe kjo protestë theksoi se do kryesohet nga të rinjtë e FRPD.

4 Korrik 2022, 19:33 Nga I.A
Grigels Muçollari: FRPD në krye të '7 korrikut'
Pamje nga takimi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i FRPD Grigels Muçollari tha në takimin e organizuar nga kreu i PD, Sali Berisha se do t’i japin zë të rinjve të heshtur dhe do t’i japin guxim të rinjve të frikësuar. Muçollari u shpreh se më datën 7 korrik do të protestojnë kundër qeverisë së Ramës dhe kjo protestë theksoi se do kryesohet nga të rinjtë e FRPD.

“Të jemi idealistë. E treguam edhe 10 muaj më parë, nuk pranuam të bëheshim pjesë e një vendimi jo të rregullt. Të kthejmë besimin, PD ka mundësi të bëjë këtë vend. Ti japim guxim të rinjve të frikësuar dhe t’i japim zë të rinjve të heshtur. 7 korriku do jetë një protestë e kryesuar nga ne, kryesisht nga të rinjtë e FRPD," tha Muçollari.

grigels muçollari sali berisha

Sondazh

Poll