Politike

Shqipëria ndahet nga RMV? Rutte: Ne jemi pro, kurrë s'na ka pëlqyer 'bashkimi'

Ai tha se nëse negociatat bllokohen edhe njëherë, liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.

4 Korrik 2022, 19:30 Nga k.m.
Shqipëria ndahet nga RMV? Rutte: Ne jemi pro, kurrë s'na ka
Edi Rama dhe Mark Rutte

HOLANDË- Kryeministri holandez Mark Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez të hartuar nga presidenti Emmanuel Macron. Por shtoi se nëse do të jetë e nevojshme, do të bien dakord për ndarjen e dy vendeve. Ai tha se nëse negociatat bllokohen edhe njëherë, liderët e BE mund të bien dakord që të nisin bisedimet veçmas me Shqipërinë.

“Kurrë nuk kemi qenë në favor të qenit të ndara të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ka një mendim të gjerë se ato nuk duhet të shkëputen, janë bërë shumë gjëra. Ka një optimizëm që Maqedonia e Veriut të pranojë kompromisin francez, gjithkush fiton dhe humbet diçka, por së paku është një rezultat i drejtë. Nëse dhe shpresoj që jo, kjo të mos marrë mbështetjen e Maqedonisë, do të marrë mbështetje në Evropë që të nisin bisedimet veç për Shqipërinë. Le të shpresojmë që të mos jetë e nevojshme. Nëse ndodh që ata nuk e pranojnë, besoj që kolegët e mi mund ta shohin më pozitivisht ndarjen e tyre. Për Ukrainën, mendoj që nuk e kanë prioritet për t'u futur në NATO. Ambicia e tyre ka qenë për PPE, jo për NATO,”- tha Rutte.

mark rutte emmanuel macron edi rama edi rama ne holande

Sondazh

Poll