Politike

Alibeaj me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të KiE për Shqipërinë: Do vazhdojmë luftën kundër korrupsionit

Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ka kërkuar mbështetje nga bashkëraporterët për Reformën Trritoriale dhe atë Zgjedhore, duke i quajtur të papranueshme ndryshimet nga qeveria.

4 Korrik 2022, 19:21 Nga I.A
Alibeaj me bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të KiE
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj është takuar ditën e sotme me dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë Joseph O’Reilly dhe Asim Mollazada. Me anë të një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se ka kërkuar mbështetje nga bashkëraporterët për Reformën Trritoriale dhe atë Zgjedhore, duke i quajtur të papranueshme ndryshimet nga qeveria. Alibeaj gjithashtu ka siguruar O’Reilly dhe Mollazaga se PD mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit.

Postimi i Plotë:

Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në një takim dy bashkëraporterët e Asamblesë Parlamemtare të Këshillit të Evropës për Shqipërinë, Z. Joseph O’Reilly dhe Z. Asim Mollazada të cilët ndodhen prej disa ditësh në vendin tonë. Në përfundim të misionit të tyre faktmbledhës, me dy reporterët e KiE diskutuam mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke u fokusuar tek dy reformat e rëndësishme të iniciuara nga Partia Demokratike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale për të cilat po punohet në dy komisione të posaçme parlamentare. Gjatë bisedës, kerkova nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës mbeshtetje për opozitën në punën e saj në këto dy komisione. Iu shpjegova reporterëve se ndryshimet e njëanshme nga qeveria nuk janë më të pranueshme, bazuar dhe në vetë opinionin e Komisionit të Venecias.

Giithashtu për ne si PD, rekomandimet e ODIHR duhet të jenë në qendër të punës së komisioneve, duke përfshirë problemet e ndikimit të krimit, blerjen e votave, përdorimin e pasurive shtetërore, përdorimi i fondeve publike në zgjedhje etj. I vura në dijeni gjithashtu përfaqësuesit e KiE se implementimi i reformës aktuale territoriale ka dështuar, ndaj shumë propozime të opozitës do duhet të mbështeten dhe konsiderohen. Në emër të PD i sigurova bashkëraporterët e KiE, se mbetemi të vendosur në luftën kundër korrupsionit që sot ka kapur çdo zyrë e institucion shtetëror.
Partia Demokratike dhe Grupi i saj Parlamentar do të punojnë çdo ditë në rrugën e orientimit properëndimor për t'ju kthyer shqiptarëve vlerat e demokracisë, drejtësisë dhe integritetit.

joseph o’reilly enkelejd alibeaj asim mollazada

Sondazh

Poll