Aktualitet

U kallëzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët: S'ka krim!

Vendimi për ta do të zhvillohet më 7 korrik ora 14:00.

1 Korrik 2022, 11:17 Nga k.m.
U kallëzuan për fshehje pasurie, SPAK kërkon pushimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarë me pretendimin se nuk ka vepër penale. Në pretencën e sotme të dhënë gjatë gjyqit, SPAK kërkon pushimin e çështjes për 7 ish-gjyqtarët e dorëhequr dhe shkarkuar nga Vettingu, të cilët u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për evazion fiskal e fshehje pasurie. Megjithatë vendimi për ta do të zhvillohet më 7 korrik ora 14:00.

7 ish-gjyqtarët:

Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;
Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;
Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;
Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

Gjithsej avokati regjistroi kallëzim për 20 ish-gjyqtarë dhe prokurori, por vetëm disa prej tyre janë marrë në shqyrtim nga SPAK. Për subjekte të tjera hetimi është pushtuar dhe çështja për kompetencë u është dërguar Prokurorive në Durrës,Tiranë dhe Elbasan.

 

fran dashi spak

Sondazh

Poll