Aktualitet

Si u kap Artur Haxhiu në Itali, tentoi të digjte veten me benzinë

Pikërisht këtu ushtarët e Radiomobile të Latisanës, me rroba civile, gjurmuan autobusin e ndaluar pranë pastiçerisë Tiffany në via Marango dhe iu afruan shënjestrës së tyre.

1 Korrik 2022, 10:07 Nga k.m.
Si u kap Artur Haxhiu në Itali, tentoi të digjte veten me benzinë
Momenti i arrestimit të Artur Haxhiut

BIBIONE- Dalin pamjet nga arrestimi i Artur Haxhiut, një 55-vjeçar shqiptar që qëlloi me plumb bashkëkombasin e tij, i cili po lufton për jetën me një plumb që ka marrë në kokë. Policia italiane e gjeti shqiptarin e shumëkëruar, pasi ai ishte gati që të kthehej nga Bibione. 

“Po telefonoj nga autobusi që shkon në Bibione, në bord është Artur, shqiptari që kërkon,”,-i tha policisë një prej pasagjerëve të autobusit.

Për hetuesit e Armës nuk kishte kohë për të humbur dhe u nisën për të kapur shënjestrën e tyre. Pikërisht këtu ushtarët e Radiomobile të Latisanës, me rroba civile, gjurmuan autobusin e ndaluar pranë pastiçerisë Tiffany në via Marango dhe iu afruan shënjestrës së tyre. Në momentin kur një karabiniere me rroba civile tentoi të hipte në bord, Haxhiu kuptoi çfarë po ndodhte dhe u spërkat me benzinën ​​që kishte me vete për t'i vënë flakën vetes.

Megjithatë falë operimiit në kohë, karabinierët arritën që t'ja rrëmbenin çakmakun nga duart.

Si u kap Artur Haxhiu në Itali, tentoi të digjte veten me benzinë

“Do të paguani që nuk më lanë të vdes,”-tha Artur Haxhiu në momentin që karabinierët i lagën fytyrën me ujë. Ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe momentin e tij të prangosjes, ku shqiptari dukej i shtrirë në tokë. 55-vjeçari është përgjegjës për një të shtënë me armë zjarri në zonën e Piranos, ku dy mbetën të plagosur, njëri prej tyre ka marrë plumb në kokë dhe është në gjendje kritike për jetën. Shkak i sherrit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për arsye parash të lidhura me punën, pasi viktima dhe agresori ishin në fakt kolegë.

artur haxhiu arrestohet artur haxhiu

Sondazh

Poll