Aktualitet

I mituri u plagos nga shoku në Cërrik, mjeku: Natë e vështirë, menduam se do na ikte nga duart

Mjeku e quan natën e mbrëmshme si të vështirë e me shumë pak shpresa, pasi menduan se i mituri nuk do mbijetonte dot.

1 Korrik 2022, 09:51 Nga A.B
I mituri u plagos nga shoku në Cërrik, mjeku: Natë e
Mjeku

TIRANË- Mjeku i spitalit të Traumës, Arben Zenelaj ka treguar detaje nga operimi i 16-vjeçarit i cili u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në Cërrik. Ai ka ndarë një foto të qafës së të miturit, i cili u plagos me thikë nga bashkëmoshatari. Mjeku e quan natën e mbrëmshme si të vështirë e me shumë pak shpresa, pasi menduan se i mituri nuk do mbijetonte dot. Po ashtu, ai kërkon nga shoqëria që të edukojnë brezin e ri dhe të vendosin rregulla për një shoqëri normale, në mënyrë që të parandalohen raste të tilla të rënda. 

REAGIMI I MJEKUT Arben Zenelaj:

Nuk ka satisfaksion më të madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq më tepër një 16-vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e: Si do ia dalim? Natë e vështirë kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur në çdo moment mendonim se mund të na ikte nga duart një fëmijë. Kujdes! Jeta një herë vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e një shoqërie normale- emergjencë kombëtare.

I mituri u plagos nga shoku në Cërrik, mjeku: Natë e

Mbrëmjen e djeshme, i mituri u plagos me thikë nga 15-vjeçari me inicialet N.P. Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa shkaqet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

arben zenelaj

Sondazh

Poll