Aktualitet

Zbulohet CELULA e terrorizmit, arrestohet boshnjaku në Bolonjë, paratë që sillte në Shqipëri & lidhja me IMAMIN

Por nuk ishte vetem Bosnja një prej destinacioneve të tij, por edhe Shqipëria. Sipas mediave italiane, janë siguruar kontakte mes shqiptarit dhe një Imami, të dy merreshin me rekrutim që prej vitit 2014.

1 Korrik 2022, 09:39 Nga k.m.
Zbulohet CELULA e terrorizmit, arrestohet boshnjaku në Bolonjë,
Foto ilustruese

ITALI- Një 52-vjeçar është vendosur në "lupën" e Policisë së Shtetit italian pasi dyshohet se ka transferuar shuma të mëdha parash për organizata terroriste. Paratë janë të dorëzuara personalisht dhe nëpërmjet palëve të treta. Në veçanti, njeriu me origjinë boshnjake akuzohet se ka siguruar mbi 50 mijë euro për celulat xhihadiste: paratë nevojiteshin për të mbështetur grupet që vepronin në Bosnje dhe për të rekrutuar luftëtarë të rinj që do të ndaheshin në zonat e ndryshme ku Kalifati operonte.

Por nuk ishte vetem Bosnja një prej destinacioneve të tij, por edhe Shqipëria. Sipas mediave italiane, janë siguruar kontakte mes shqiptarit dhe një Imami, të dy merreshin me rekrutim që prej vitit 2014. Po atë vit, ai organizoi një turne lutjesh në veri të Italisë për të gjetur milici xhihadistësh, e më pas bëri ç'mundi që t'i dërgonte për të luftuar për shtetin islamik. 

Hetimi, i kryer nga Ros dhe i koordinuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Bolonjës, filloi në vitin 2020 përmes monitorimit të vazhdueshëm të qarqeve xhihadiste. Karabinierët kanë vite që i kryejnë këto kontrolle, të cilat shpesh i atribuohen zonës së Ballkanit Perëndimor, zonë që karakterizohet nga aktivizmi i ripërtërirë i shprehur nga diaspora e saj në Evropë. Për shembull boshnjaku ishte i ligjshëm në shtetin italian, ndërsa kishte ndërtuar biznes si zejtar, e në pamje të parë dukej i "pacen", por në fakt kishte një vizion radikal dhe ekstremist të fesë islame./ Marrë nga ilfattoquotidiano.it

itali qarku i terroristeve

Sondazh

Poll