Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, detajet e para nga policia

Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njeri dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

1 Korrik 2022, 10:33 Nga e.k
Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, detajet e para nga
Foto Ilustruese

GJIROKASTËR- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen ’Zinxhira’ në Gjirokastër. Banesa është në pronësi të një qytetari me inicialet K.H, i cili jeton në shtetin grek. Fatmirësisht në banesë nuk ka pasur njeri dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfiksit dhe policia të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rënien e zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, jemi njoftuar se në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. H., i cili jeton në Greqi. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

gjirokaster digjet banesa ne gjirokaster

Sondazh

Poll