Aktualitet

Bënë kërdinë me vjedhje në zona të ndryshme të Greqisë, arrestohet banda shqiptaro-greke në Rodos

Autorët janë zhvendosur në këto zona dhe kanë kryer vjedhje të ndryshme në banesa ku kanë marrë  para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike, të cilat më pas i shisnin.

1 Korrik 2022, 09:52 Nga e.k
Bënë kërdinë me vjedhje në zona të ndryshme
Gjykata e Apelit Rodos

GREQI- Tre persona, dy grekë dhe një shqiptar emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, do të dalin javën e ardhshme në seancën e Gjykatës së Apelit për krimet në Dodekanez, pasi akuzohen për vjedhje të banesave, automjeteve dhe bizneseve në Rodosin Jugor.

Banda e shqiptaro-greke bënë kërdinë në zona të ndryshme të Greqisë duke vjedhur sende me vlerë, makina dhe pajisje elektronike. Ata futeshin në shtëpitë e banorëve dhe merrnin sendet me vlerë, paratë dhe pajisje elektronike si laptopë apo celularë.

Siapas policisë, personat e përfshirë kanë nisur të “bashkëpunojnë” të paktën nga fillimi i nëntorit 2014 dhe kanë qenë “aktivë” në zonat e Kattavia, Gennadi, Lindos, Lachania dhe Apolakia me synimin për të kryer vjedhje. Autorët janë zhvendosur në këto zona dhe kanë kryer vjedhje të ndryshme në banesa ku kanë marrë  para, sende me vlerë dhe pajisje elektronike, të cilat më pas i shisnin.

Nga hetimi i plotë i kryer nga nëndrejtoria e Sigurimit Rodos, u zbulua aktiviteti kriminal i mëposhtëm i të pandehurve:

Më datë 5/6.11.2014 në orët e natës në zonën e Gennadit, ata vodhën një makinë dhe pasi gjetën çelësat e një biznesi shëndetësor shkuan atje, e plaçkitën dhe morën para dhe sende personale, duke përfshirë një kompjuter laptop.

• Më datë 12.13.11.2014 gjatë natës në zonën e Kattavia kanë thyer tre biznese (minimarket, restorant, kafene) dhe kanë marrë para, produkte dhe një televizor.

• Më datë 13.11.2014 në orët e para të mëngjesit në zonën e Gennadit, kanë hyrë në banesën e një banori, por janë vënë re dhe janë larguar, pa marrë asnjë send apo para.

• Në periudhën nga fillimi deri në mesin e nëntorit 2014 në zonën e Apolakisë u thyen dy banesa të fshatit dhe njërës iu morën para dhe një televizor.

Paratë dhe sendet me vlerë u sekuestruan nga policia.

greqi

Sondazh

Poll