Aktualitet

Tritoli në servisin e makinave në Lezhë, Klaudio Mëhilli: Ishim në gjumë, kamerat kapën 2 persona me motor

Klaudio Mëhilli tha se shpërthimi ka ndodhur në orën 00:39, ku në biznes u vendos një sasi tritoli.

1 Korrik 2022, 11:04 Nga k.m.
Tritoli në servisin e makinave në Lezhë, Klaudio Mëhilli:
Klaudio Mëhilli

LEZHË- Djali i pronarit të servisit ku u vendos tritol gjatë natës së kaluar në Lezhë, Klaudio Mëhilli ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Në një prononcim për mediat, Klaudio Mëhilli tha se shpërthimi ka ndodhur në orën 00:39, ku në biznes u vendos një sasi tritoli. Mëhilli tregon se ndodheshin në gjumë ne banesën qe është një kat sipër servisit, por tronditja nga lënda plasëse ka zgjuar gjithë familjen nga gjumi.

“U tremb edhe vajza, kemi dalë të gjithë jashtë. Ne ishin në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Dolëm me vrap jashtë dhe pamë xhamat. Ne nuk kemi asnjë konflikt. Shpresojmë që ta gjejë Policia,”- ka thënë ai.

Ndërkohë që kamerat e objektit kanë kapur dy persona që i afroheshin biznesit me një motor dhe të maskuar me skafandra, e pasi hedhin eksplozivin, largohen me shpejtësi nga banesa. Deri më tani nuk ka të dyshuar por grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

klaudio mëhilli shperthimi me tritol ne lezhe

Sondazh

Poll