Aktualitet

Avokatët refuzojnë të shkojnë! Inspektori dhe blegtori në Korçë presin prej 1 dite masën e sigurisë

Pajo akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitonin pa të drejtë subvencione nga shteti dhe një blegtor.

1 Korrik 2022, 10:25 Nga A.B
Avokatët refuzojnë të shkojnë! Inspektori dhe blegtori
Gjykata

KORÇË- Bojkoti i nisur nga avokatët në vend për shkak të hartës së re gjyqësore ka krijuar kaos në çështjet që janë në pritje të marrjes së vendimeve. Një prej rasteve është ai i një inspektori të AZHBR-së në Korçë, Arbri Pajo dhe blegotori Shaban Zaçe. Masa e sigurisë ka mbetur pezull, për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës, të cilët janë në bojkot. Seanca e djeshme është shtyrë, ndërkohë që e sotmja e parashikuar për paradite është shtyrë sërish për në 13:30.

Pajo akuzohet se në këmbim të ryshfeteve të majme favorizonte blegtorë të ndryshëm që të përfitonin pa të drejtë subvencione nga shteti dhe një blegtor.

Çfarë po ndodh me Hartën e re Gjyqësore?

Aktualisht Shqipëria ka 6 apele në të gjithë vendin dhe reduktohet në një Apel kombëtar ndërsa 13 do të jetë numri i gjykatave të shkallës së parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë. Avokatët kanë paralajmëruar se bojkoti do të vijojë paafat deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Bojkoti nisi që me 13 Qershor 2022. Deri më tani, ministri Manja ka reaguar vetëm njëherë duke u kërkuar avokatëve durim, pasi sipas tij gjendja është e përkohëshme. Por apeli i tij nuk është marrë parasysh nga avokatët që kanë vendosur të vazhdojnë bojkotin. 

harta e re gjyqesore korce

Sondazh

Poll