Politike

VD-Braçe në protestë kundër qeverisë me fermerët: Çmimi i grurit ka shkuar në 8 lekë, këta janë të zhytur në faliment

Braçe thotë se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment.

22 Qershor 2022, 13:39 Nga F.M
VD-Braçe në protestë kundër qeverisë me
Erion Braçe

DIVJAKË- Fermerët e Çermës kanë dalë sot në protestë, por si mbështetës kanë edhe deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në një prononcim për mediat nga Cerma, Braçe thotë se çmimi i grurit ka rënë aq shumë saqë fermerët janë zhytur në faliment.

“Nga Velipoja deri poshtë në Ksamil, çfarë do të hanë njerëzit. Sepse i kemi thirrur njerëzit, u themi turistëve që të vijnë, por çfarë do të hanë. Nëse falimenton kjo ekonomi bujqësore, ka falimentuar ekonomia e të gjithë vendit. Ai shkon në emigracion dhe merr më shumë lekë. Kur këta ngrinin zërin, se kontrolloni çmimin e plehrave kimike pasi zë gati 60% të kostos së grurit, askush nuk e vrau mendjen. U kontrollua çmimi i orizit, vajit të lulediellit, edhe çmimi i miellit, por nuk u kontrollua çmimi i plehrave kimike që tani e ka efektin. Janë të njëjtët njerëz që edhe i kanë shitur plehrat shtrenjtë edhe duan ta marrin produktin shumë lirë. Sa kemi qenë në këtu kanë kaluar 30-40 trajlera, pra kërkesë ka, por si shpjegohet që bie çmimi. Problemi është se zhytet një ekonomi e tërë.”- tha Braçe.

Fermerët kanë dalë shumë herë në protesta që pas rritjes së çmimeve. Ata kanë kultivuar rreth 100 hektarë me shalqi që ka mbetur në fusha pasi çmimi me të cilin u kërkohet që t’ua shesin tregtarëve në pikat e grumbullimit i çon drejt falimentit. E njëjta gjë ndodh edhe me grurin.

erion brace erion brace ne proteste fermeret ne proteste

Sondazh

Poll