Politike

VD-Shqipëria merr 90 milionë euro borxh, Ahmetaj: 1/3 do të përdoret për peshkim

Ahmetaj, deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Shqipëria ka kaluar një draft marrëveshje me Italinë.

22 Qershor 2022, 12:40 Nga A.B

 

VD-Shqipëria merr 90 milionë euro borxh, Ahmetaj: 1/3 do të
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se Shqipëria ka marrë 90 milion euro kredi. AHmetaj tha se 1/3 ose 30 milionë euro do të përdoret për sektorin e bujqësisë dhe peshkimit. 

"Sapo kaluam një draft marrëveshje që ka marrë formën e marrëvershjes me Italinë. Ka të bëjë me angazhimin e qeverisë italiane në raport me konferencën e donatorëve për rindërtimin. I dedikohet një shume prej 30 milionë eurosh gjithë përmirësimit të rrjetit të energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Është pjesë e angazhimit prej 90 milionë eurosh kredi të qeverisë italiane dhe do të pasohet në javët që vjen me një 30 milionësh kredi për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi dhe një 30 milionë eurosh tjetër që ka të bëjë me emergjencat civile, e dedikuar për të gjithë ngritjen apo rifreskimin e pajisjeve që janë vjetëruar të flotës së emerghjencave civile", tha Ahmetaj.

vkm 22 qershor 2022 arben ahmetaj

Sondazh

Poll