Politike

Miratohet plani i menaxhimit të ansamblit historik të pallatit të Brigadave

Sipas ministres, kjo do t'i sjellë vlera të shtuara monumentit

22 Qershor 2022, 12:49 Nga A.B
Miratohet plani i menaxhimit të ansamblit historik të pallatit të
Ansambli

TIRANË- Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi ditën e sotme pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se qeveria ka miratuar planin për menaxhimin e integruar të ansamblit historik të Pallatit të Brigadave. Sipas ministres, kjo do t'i sjellë vlera të shtuara monumentit dhe do t'i japë një impuls zonës. 

Elva Margariti: Miratuam planin e menaxhimit të integruar të ansamblit historik të pallatit të Brigadave. Kjo vjen si rrjedhojë e kuadrit të ri ligjor. Në këtë rast jemi në një menaxhim të integruar se do të shikojmë të gjithë potencialin e parkut, do të jetë një formë që i sjell vlera të shtuara monumentit. Ishte proces i gjatë. Kishim një grup ekspertësh të gjatë, kjo e sotshmja do i japë rrugë projektit të parkut i cili do t'i japë një impuls zonës. 

Pyetja: Deklaruat se nuk do të ketë ndërtim në zonën e mbrojtur në Butrint. Po te zona e pambrojtur. A do të ketë investime strategjike te kjo zonë që flasim? 

Elva Margariti: Plani i menaxhimit ka vendosur në vëmendje si të vetë institucioneve, bazuar në rekomandimet e UNESCO-s. Zona e hequr është ajo e Ksamilit, e kemi quajtur Bathorja e Butrintit. Në këto 30 vite kemi kryer shumë projekte e sondazhe, jo çdo ndërhyrje ka qënë e parregullt. Nuk prekim asgjë që ka vlera. Ka ardhur si rrjedhojë e kohës. është akt i gjerë, 18 parqe. 

elva margariti

Sondazh

Poll