Politike

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Borissov: 59 votat tona shkojnë pro

Borissov e fton maxhorancën bullgare që t’i bashkohet në këtë vendim. Sipas Borissov, propozimi i Francës u ka dhënë një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

22 Qershor 2022, 11:34 Nga DOSJA
Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut,
Oliver Varhelyi,

BULLGARI- Bullgaria ka pranuar të diskutojë në Parlament propozim e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

POSTIMI I VARHELYI:

“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.

Mediat bullgare shkruajnë se Borissov i ka bërë thirrje kryeministrit Bullgar Kiril Petkovit që të bëhet bashkë me të për të hequr veton e vendosur nga RMV-së. ai paralajmëroi se në Parlament që pritet të mblidhet në orën 15:00 do të japë 59 votat e tij për të shkuar drejt vendimit. Borissov e fton maxhorancën bullgare që t’i bashkohet në këtë vendim. Sipas Borissov, propozimi i Francës u ka dhënë një mundësi të mirë për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

“I kam kërkuar deputetëve të GERB-it, nëse më besojnë, ta mbështesin propozimin, nëse Petkovi trembet, do të jenë 59 deputetë për t’i dhënë dritën jeshile Maqedonisë dhe Shqipërisë. Siç premtova, të shtunën lexuam tekstet për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Unë besoj në Macron dhe KE, deri më tani gjithçka e mirë që ka ndodhur është falë BE-së”,- tha Borissov, ish-kryeministër i Bullgarisë.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po e ndjekin bashkarisht procesin e Integrimit në BE dhe hapjen e negociatave. Kryeministri Edi Rama e bojkotoi ditën e djeshme samitin e BE që pritet të mbahet me 23 qershor në Burksel duke e konsideruar një "shfaqje që nuk duhej parë", pasi Bullgaria sipas tij kishte marrë peng unionin me veton për ngërçin që ka me Maqedoninë e Veriut. Ishte Franca ajo që bëri propozimin e arritjes së një marrëveshjeje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut. Fillimisht qeveria e Bullgarisë mohoi që mund të kishte një mundësi të tille duke shtuar se çdo vendim del nga Parlamenti, por qëndrimi i OPozitës sot, mund të ndryshojë gjithçka.

bullgaria heq veton ndaj rmv edi rama oliver varhely boyko borisson samiti i brukselit

Sondazh

Poll