Politike

VD-Heqja e vetos së Bullgarisë, Ahmetaj: Shpresë e madhe për Shqipërinë, jemi gati!

Ministri deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë e se është gati për të filluar negociatat. 

22 Qershor 2022, 12:35 Nga A.B
VD-Heqja e vetos së Bullgarisë, Ahmetaj: Shpresë e madhe për
Arben Ahmetaj

TIRANË- Zëvendës kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj e quan shpresë të madhe për vendin heqjen e vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut. Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ahmetaj u pyet në lidhje me lajmin nga Bullgaria, për heqjen e vetos. Ministri deklaroi se Shqipëria i ka kryer detyrat e shtëpisë e se është gati për të filluar negociatat. 

Pyetja: Heqja e vetos, sa janë shanset që të marrim një lajm të mirë sot?

Ahmetaj: Shpresa është e madhe, ne shpresojmë se do të kemi lajme pozitive. Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, ne jemi gati të fillojmë negociatat. 

Bullgaria ka pranuar të diskutojë në Parlament propozim e depozituar nga kryeministri për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut duke rizgjuar shpresat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Lajmin e bëri me dije komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili falenderoi liderin e Opozitës Boyko Borisson për marrjen parasysh të propozimit francez për të zgjidhur ngërçin që pengon integrimin e Shqipërisë në BE.

arben ahmetaj vkm 22 qershor 2022

Sondazh

Poll