Politike

VD-Tryeza me ekspertët, Rudina Hajdari: U futën kriminelë dhe trafikantë droge në parlament

Rudina Hajdari deklaroi se Shqipëria është shndërruar në vend që shpërndan krim dhe drogë.

22 Qershor 2022, 12:22 Nga A.B
VD-Tryeza me ekspertët, Rudina Hajdari: U futën kriminelë dhe
Rudina Hajdari

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajadri, në tryezën e PD me ekspertë dhe diplomatë me temë “Të rikthejmë Shqipërinë në rrugën europiane”, tha se pas vitit 2013, nga vend promotor i anëtarësimit në BE, Shqipëria është shndërruar në vend që shpërndan krim dhe drogë.

DEKLARATA E RUDINA HAJDARIT:

Braktisja e parlamentit jo ishte vetëm një gabim historik për Shqipërinë, por minonte rrugëtimin tonë drejt BE. E rëndësishme gjatë atij rrugëtimi ishte që unë t’i qëndroja asaj që ne si demokratë i kemi qëndruar prej 1990, ku kemi nisur rrugëtimin si parti duke thirrur që e duam Shqipërinë si gjithë Evropa. Ky është një mision solemn jo vetëm i PD, por i gjithë shqiptarëve. Ama ne nuk duhet të harrojmë disa gjëra shumë të rëndësishme.

U futën kriminelë në Parlament, u futën trafikantë droge në Parlament, si deputetë, pra u rrit korrupsioni në mënyrë galopante. Kemi kaluar nga një vend, që hapi rrugët për BE, pas 2013 në një vend që ka shpërndarë krimin e organizuar në cdo cep të Shqipërisë, ku fëmijët tanë nuk ndihen të sigurt, e ardhmja jonë nuk ndihet e sigurt dhe kemi një Shqipëri të shpopulluar. Qeverisja e Edi Ramës ka bërë vetëm hapa pas, duke futur kriminelë në Parlament, duke shpërndarë drogë, duke futur Shqipërinë në hartën e zezë të trafikut.

Kam qenë aty, në Holandë, Danimarkë, Gjermani, duke qenë okulare e bisedimeve që bëheshin për këto tema dhe ishte e pamundur të mbroja vendin tonë përballë këtij realiteti. Dhe ai sot shkon dhe më tutje, kërkon të zëvendësojë proceset integruese të BE me një proces tjetër të rrezikshëm në të gjitha nivelet, pra “Ballkanin e Hapur”. Nëse ne nuk çohemi përballë këtij realiteti, atëherë kemi dështuar si opozitë, si PD, që ka mision të qëndrojë në procesin e integrimit, por ne do dështojmë dhe si ekonomi shqiptare”, u shpreh Hajdari.

rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll