Politike

Rama tërhiqet, merr pjesë në samitin e BE: Dëgjova që diçka po lëviz në Bullgari

Kryeministri shprehet se nuk shpreson se do të ketë 'dritë jeshile' në Samitin e BE-së, por që do të shkojë për tu dëgjuar për Ballkanin e Hapur.

22 Qershor 2022, 12:11 Nga F.M
Rama tërhiqet, merr pjesë në samitin e BE: Dëgjova që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është tërhequr nga vendimi për të bojkotuar Samitin e Bashkimit Evropian që pritet të mbahet më 23 qershor dhe ka vendosur të shkojë në Brukse. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se vendimi i tij ka ndryshuar pas 'lëvizjeve' të bëra në Bullgari, referuar vendimit të Opozitës së Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që do t'i hapte rrugën integrimit të Shqipërisë. Gjithsesi, Rama thotë se nuk shpreson se do të ketë 'dritë jeshile' në Samitin e BE-së, por që do të shkojë për tu dëgjuar për Ballkanin e Hapur.

"Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për rrëmbimin tonë nga Bullgaria që po e shkatërron atë. Diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!"

Kryeministri Edi Rama e bojkotoi ditën e djeshme samitin e BE që pritet të mbahet me 23 qershor në Burksel duke e konsideruar një "shfaqje që nuk duhej parë", pasi Bullgaria sipas tij kishte marrë peng unionin me veton për ngërçin që ka me Maqedoninë e Veriut, por sot Bullgaria ka bërë hapa pas. Lideri i Opozitës në Bullgari ka ftuar maxhorancën që të diskutojnë në Parlament heqjen e vetos. 59 votat e tij, ish-kryeministri Boyko Borissov është shprehur se do t'i japë pro. 

edi rama ballkani i hapur samiti i brukselit

Sondazh

Poll