Politike

VD/ Kushi: Ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për arsimin e lartë

Ministrja tha se prej këtyre ndryshimeve do të përfitojnë universitetet që kanë programe prioritare dhe programe të dyfishta të cilat do të kenë financime shtesë

22 Qershor 2022, 12:43 Nga A.B
VD/ Kushi: Ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për
Evis Kushi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi ditën e sotme se janë kryer ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për arsimin e lartë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kushi deklaroi se politikat e reja që janë ndërmarrë kanë të përfshirë disa gjëra shtesë. Ministrja tha se prej këtyre ndryshimeve do të përfitojnë universitetet që kanë programe prioritare dhe programe të dyfishta të cilat do të kenë financime shtesë. Ajo tha se universitetet do të aplikojnë me projektet që kanë për të marrë financim për laboratore apo për mësimdhënie për të mbështetur procesin e ndërkombëtarizimit.

'Miratuam ndryshime në modelin e financimit të buxhetit për arsimin e lartë. Politikat e reja që kemi ndërmarrë, formula e financimit do të përbajë disa gjëra shtesë. Te gjitha universitetet që kanë programe prioritare apo që kanë programe të dyfishta do të përfitojnë financim shtesë. Këtë model e kemi konsultuar dhe me modelet më të mira. E kemi përshtatur me kushtet e Shqipërisë. Është një model që nxit konkurencën e lirë midis dy universiteteve, nxit cilësinë. Universitetet do të aplikojnë me projektet që kanë për të marrë financim për laboratore apo për mësimdhënie për të mbështetur procesin e ndërkombëtarizimit.'- deklaroi Kushi. 

evis kushi vkm 22 qershor 2022

Sondazh

Poll