Aktualitet

VD-Liza padit Veliajn për shpifje: Ka hap fjalë që përqafova Mariglen Qaton, unë s'rri me fëmijët e mi

Ajo mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe shton se komunikim me të, çod lloj politikani do të ketë vetëm në momentin që do t'i dorëzojnë çelësat e shtëpisë në dorë.

22 Qershor 2022, 10:22 Nga F.M
VD-Liza padit Veliajn për shpifje: Ka hap fjalë që përqafova
Liza Marku

TIRANË- Liza Marku, një nga banoret e '5Majit' që u bë simbol i protestës së banorëve ka paditur sërish kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në një prononcim për meidat në dyert e Gjykatës, Marku tha se Veliaj kaa shpifur për të pasi ka thënë se ajo është përqafuar me Mariglen Qaton, kreun e IMT-së që u shembi banesat. Ajo mohon të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe shton se komunikim me të, çod lloj politikani do të ketë vetëm në momentin që do t'i dorëzojnë çelësat e shtëpisë në dorë.

"Unë për Veliaj kam tash tre katër herë që vij, po shpif, është taku me Mariglen Qaton, është përqafu me këtë e me atë. Unë s’jam përqafu me fëmijët e mi, do përqafoj Mariglen Qaton unë. Unë kam dalë për shtëpinë time, nuk kam dalë për politikë se për politikë kishim dalë prej kohësh. Shtëpinë time nuk ja dhuroj askujt. E kam kalëlzuar edhe më herët dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje, ka katër muaj. Unë do bëj dhe një tjetër sot dhe nuk dua t’ia dëgjoj zërin më vetëm në momentin që të më japë çelësat në dorë. Unë zot shpie jam vetë, nuk kam as Veliajn e as Ramës. Gjithandej ka hap llafe, është përqafu nën Liza, është qetësu, nuk jam përqafu me njëri,"- tha Marku ndër të tjera.

Deri më tani janë shembur rreth 30 banesa nga 430 në total, në zonën e “5 Majit”. Banorët e 5 Majit kanë protestuar për muaj me radhë. Ata kërkojnë që tu kompensohen shtëpitë e tyre që u janë shembur me të njëjtën sipërfaqe duke refuzuar të marrin apartamentet që u ka listuar bashkia në pallatet që pritet të ndërtohen.  Sipas VKM-së së miratuar nga qeveria në shtator të 2021, sigurohet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës së tyre me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen e re. Në ligjin e miratuar shkruhet se të gjithë banorët që preken nga ky projekt do të përfitojnë kompensim të plotë, nëpërmjet shkëmbimit të pronës me objektet e reja që do të ndërtohen në lagjen. Por nuk kanë asnjë të dhënë të shënuar në kontratë, që është regjistruar si “dhurim me detyrim”, klauzolë që nuk ekziston në Kodin Civil e në asnjë ligj tjetër të vendit. Ndërsa pronarët e banesave në proces legalizimi gjithashtu pretendohet se do të përfitojnë të njëjtën sipërfaqe në metra katrorë, por këta të fundit pretendojnë se nuk kanë nënshkruar asnjë kontratë me Bashkinë. 

liza marku banoret e 5 majit

Sondazh

Poll