Aktualitet

Ishte nisur nga Durrësi, kapet me heroinë 50-vjeçari shqiptar në Itali

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave.

22 Qershor 2022, 08:23 Nga A.B
Ishte nisur nga Durrësi, kapet me heroinë 50-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALI- Një 50-vjeçar është kapur me kokainë në Portin e Ankonës. Mediat italiane raportojnë se shqiptari kishte në mjetin e tij 43 pako, të cilat pas peshimit u zbuluan se përmbanin 24 kg heroinë. 

Ai i kishte fshehur pakot në brendësi të makinës së tij tip 'Mercedes'. Shqiptari zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga Guardia di Finanza është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako.

Makina është sekuestruar së bashku me drogën, teksa 50-vjeçari ka përfunduar pas hekurave.

arrestim ne itali itali

Sondazh

Poll