Aktualitet

Plagosje në Këlcyrë, i mituri godet me thikë 18-vjeçarin

18-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i mituri është vënë në pranga.

22 Qershor 2022, 09:09 Nga F.M
Plagosje në Këlcyrë, i mituri godet me thikë
Thikë

KËLCYRË- Një 18-vjeçar me inicialet M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë ka mbetur i plagosur me thikë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 18-vjeçari është konfliktuar me një minoren në Këlcyrë. Për pasojë, 17-vjeçari me inicialet A.B., ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar adoleshentin duke e plagosur. 18-vjeçari është dërguar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa i mituri është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 17 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Këlcyrë, ka goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë). Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

policia e kelcyres plagosje ne kelcyre

Sondazh

Poll