Politike

VD-Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Balla tha se në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën.

26 Maj 2022, 14:57 Nga DOSJA
VD-Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se më në fund do të nisë procesi për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën.

"Në mes të shkurtit ne kemi miratuar ngritjen e komisioneve. Ka kaluar më shumë se tre muaj, kemi pritur prej kohësh që opozitë të sjellë emrat. Kanë mbetur edhe tre muaj nga mandatet e tyre. Kohë e humbur, por mirëkuptohen. Të hënën do të sjellin kur do të depozitojnë emrat. Në seancën më të parë të miratohen emrat dhe brenda dy ditësh mblidhet komisioni për të filluar punën. Kemi shumë punë për të bërë dhe shumë hulumtime për të parë ecurinë e deritanishme të një reforme historike administrativo territoriale që ka rezultuar pozitive. Ne kemi dhënë dakordësinë për këto komisione nuk kam çfarë të shtoj. E përshëndes faktin që më në fund opozita do sjellë emrat që këto komisione të ngritura me konsensus të vazhdojnë punën,"- tha Balla.

(F.M/DOSJA.AL)

Sondazh

Poll