Politike

VD-'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Alibeaj tha se akoma nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

26 Maj 2022, 14:17 Nga DOSJA
VD-'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi ditën e sotme se thërriti mbledhjen e grupit parlamentar pasi është kryetar grupi. Pas mbledhjes së grupit, Alibeaj tha se akoma nuk e kanë vendosur nëse do të marrin pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve e cila do të mblidhet ditën e hënë.

Me cfare tagri thirrët mbledhjen? Jam kreu i grupit, s'kam nevojë për tagër.

Kush mori pjesë online? Lindita Metaliaj, Flutura Açka. Nuk jam nga ata që luaj as me numrat dhe as me shijet e njerëzve. 

Do të jeni prezent ditën e hënë për presidentin? Kjo është për t'u vendosur, argumenti ynë është se qëndrimi ynë do të jetë 5 vjecar.

Ekziston mundësia e bojkotit? Ne e fshijmë nga fjalori, nuk e përdorim. 

Si shkoni në reformë kur ju keni përplasje mes Partisë? Nuk ka përplasje mes partisë që të jemi korrekt, ka 2 kategori shqiptarësh ata që kanë ikur, janë pesimistë shqiptarët, ka dhe një pjesë tjetër, diaspora. Kudo bota perëndimore, jo vetëm u jep të drejtën e votës por shumë më tepër sesa kaq. Se shqiptarët duhet të votojnë dhe duhet të kenë dhe zërin e tyre. Kjo është ajo që ne mendojmë, shihni Maqedoninë dhe vendet e tjera, s'ka nevojë për shpikje. Kjo është ajo që ne mendojmë se duhet bërë. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll